Shkencëtarët: Librat fetarë u shpikën nga njerëzit

Prishtinë | 25 Dhj 2016 | 11:43 | Nga

Shkencëtarët në Institutin për Hulumtime Historike kanë publikuar gjetjet e tyre pas pesë vitesh hulumtim të thellë.
Kush është baza e një religjioni? Libri i shenjtë apo jo? Shkencëtarët, të udhëhequr nga Julius Sanreso, publikuan gjetjet e tyre dhe thanë se do të ishte në interesin e atyre që besojnë në fe që të pranojnë faktin se librat fetar u shkruan nga njerëzit si një sistem kontrolli.

“Vetëm mendojeni për një sekondë, nëse ‘Zoti’ apo ‘i dërguari i Zotit’ i ka shkruar librat fetarë – si Kuranin dhe Biblën – si është e mundur që shkrimet në ato libra kanë të bëjnë vetëm me një periudhë të kufizuar të historisë njerëzore? Gjithashtu, merreni parasysh faktin që, një shkrim njerëzor në një copë letër, ose disa copa letre, nuk është fjala e Zotit.

Nëse do të ishin shkruar me të vërtetë nga një Zot universal, librat nuk do të kufizoheshin në dijeni por do të tejkalonin gjithë universali-tetin, historinë, të ardhmen dhe shkencën. Gjuha është diçka që është krijuar nga njerëzit. Zoti do të duhej të ishte universal dhe i gjithëdijshëm, dhe këto shkrime janë thjeshtë shkrime të krijuara nga njeriu, që janë përdorur për të kontrolluar burrat dhe gratë mijëra vite më parë. Pse do të shkruante Zoti diçka sidoqoftë?”, thotë Sansero në shkrimin e publikuar në dailysquib.co.uk.

Nuk ka asnjë mënyrë racionale ose shkencore që fetë e organizuara mund të kenë një sasi të vogël të së vërtetës ose realitetit faktik për shkak të arsyes se këto libra janë ‘varrosur’ në kohën kur ishin shkruar. Këto libra thjeshtë do të duhej të shiheshin si shëmbëlltyra të kufizuara dhe fiksion historik, gjithashtu edhe si mësim se si mund të kontrollohen miliona njerëz.

Hulumtimi arriti në përfundim gjithashtu se fetë shpërblyese/dënuese, si sisteme të kontrollit, janë duke e humbur kontrollin e tyre në pjesën më të madhe të popullsisë së botës dhe vetëm disa fanatikë kokëfortë besojnë ende në fe.

Problemi për liderët politikë të botës, është se ngadalë, njerëzit që ishin të kontrolluar për kaq shumë vite nga shkrimet fiktive, mund të humbasin papritur besimin e tyre të kontrolluar. Kjo do të ishte e rrezikshme, për shkak se kjo do të thotë se këta njerëz papritur do të zgjoheshin dhe do të kuptonin se kanë qenë të mashtruar për kaq shumë kohë duke u hipnotizuar në mënyrë grupore.

“Ne duhet të sigurojmë që njerëzit të cilët janë mashtruar për kaq gjatë nga sisteme fiktive të besimit nuk do të zemërohen shumë kur të kuptojnë se ajo në çfarë besojnë është një gjë e pakuptimtë e shkruar nga njerëzit që përdorin gjuhën e krijuar nga njerëzit.

Kjo do të ishte e rrezikshme për shoqërinë, kështu që ne duhet ose t’i lëmë në besimet fiktive ose të përpiqemi disi që t’i mbështesim ata kur ta kuptojnë të vërtetën”, tha Dr. Sanreso.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme