Është rikthyer shpresa për miliona pacientë të cilët luftojnë me HIV pasi studiuesit besojnë se janë në prag të gjetjes së një kure për këtë sëmundje.
Aktualisht virusi mund të fshihet në nivele të paidentifikueshme dhe mund t’i shmanget mbytjes – që nënkupton se pacientët asnjëherë nuk mund të konsiderohen se janë kuruar plotësisht.
Mirëpo, hulumtuesit nga Universiteti Illinois besojnë se janë një hap afër zhdukjes së plotë të virusit tek pacientët.
Sipas tyre sulmimi i një gjeni brenda trurit mund ta largojë virusit nga vendet ku fshihet kështu duke e bërë të ndjeshëm ndaj sistemit imunitar dhe ilaçeve.
Këto të gjetura janë cilësuar si shumë premtuese.