Shkencëtarët thonë se njerëzit në izolim kanë gjasa të vdesin më herët

Prishtinë | 22 Maj 2020 | 11:50 | Nga Ekonomia Online

Njerëzit që janë të izoluar nga shoqëria kanë gati 50 për qind gjasa të vdesin më herët, sugjerojnë studimet e reja.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, shkencëtarët kanë paralajmëruar se bllokimi do të shkaktojë vdekjen e shumë njerëzve në mënyrë indirekte, si shkak i pandemisë së Coronavirusit.

Një studim gjerman zbulon se vetmia, e cila shpesh ka qenë e lidhur me sëmundje serioze, rrit rrezikun e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru me 44 për qind, ndërsa vdekjen nga çdo shkak me 47 për qind.

Kjo erdhi pasi disa faktorë të tjerë u morën parasysh si: të ardhurat, pirja e duhanit, niveli i ushtrimeve dhe simptomat depresive.

Gjetjet nga ekipi i studiuesve u përshkruan si “shqetësuese”, veçanëeisht duke marrë parasysh masat aktuale të distancimit shoqëror dhe izolimit për të trajtuar COVID-19.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme