Shkencëtarët zbulojnë shkasin e mpiksjes së gjakut pas marrjes së AstraZeneca

Prishtinë | 02 Dhj 2021 | 08:44 | Nga Ekonomia Online

Shkencëtarët besojnë se kanë gjetur “shkasin” që çon në mpiksjen e gjakut në rastet e rralla te ata që kanë marrë vaksinën AstrtaZeneca.

Ekipi – në Cardiff dhe SHBA – ka treguar në detaje të hollësishme se si një proteinë në gjak tërhiqet nga një komponent kyç i vaksinës, njofton Klan Kosova.

Ata mendojnë se kjo nis një reaksion zinxhiror, i cili përfshin sistemin imunitar, që mund të kulmojë në mpiksje të rrezikshme.

Vaksina mendohet se ka shpëtuar rreth një milion jetë nga COVID-19, shkruan BBC.

Megjithatë, shqetësimet për mpiksjen e rrallë të gjakut ndikuan edhe në mënyrën e përdorimit të kësaj vaksine në mbarë botën.

Shkencëtarët filluan të kërkonin për të zbuluar se çfarë po ndodhte dhe nëse mund të parandalohej. Ekipi i Cardiff-it iu dha fonde emergjente e qeverisë për të gjetur këto përgjigje.

Edhe shkencëtarët e vetë AstraZeneca-s gjithashtu iu bashkuan projektit kërkimor pasi u publikuan rezultatet e mëparshme nga ekipi.

Një zëdhënëse e AstraZeneca theksoi se mpiksjet kishin më shumë gjasa të ndodhin për shkak të një infeksioni nga COVID-19 sesa nga vaksina dhe se nuk është zbuluar plotësisht se përse mpiksjet po ndodhin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme