Mirsade Gashi Osmani është një shkencëtare e re biologe nga Vushtrria që jep mësim në Universitetin e Mitrovicës dhe që i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës.
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se Mirsade Gashi Osmani i është bashkuar kësaj partie sepse beson në një të ardhme të mirë për të rinjtë kosovarë.
“Ajo dhe shumë kuadro të tjerë të mirë kualifikuar e të pakomprometuar që janë duke na u bashkuar, kanë për t’i dhënë partisë ide dhe energji të reja për të çuar përpara luftën kundër korrupsionit dhe papunësisë”.
Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Veselit në Facebook.
Dr. sc. Mirsade Gashi Osmani është një shkenctare e re biologe nga Vushtria që jep mësim në Universitetin e Mitrovicës dhe që i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës, sepse ka besim që partia jonë do të ndërtojë një të ardhme më të mirë për të rinjtë tanë.
Ajo dhe shumë kuadro të tjerë të mirëkualifikuar e të pakomprometuar që janë duke na u bashkuar, kanë për t’i dhënë partisë ide dhe energji të reja për të çuar përpara luftën kundër korrupsionit dhe papunësisë.