Këngëtarja e njohur shqiptare, Shkenda Dubova, është në përgatitje e sipër të një projekti të ri muzikor.
Kësaj radhe, ajo do të vijë në një bashkëpunim me këngëtarin e ri, Riki, në një këngë e cila do të titullohet “Si dikur”.
Përmes disa fotografive të realizuara në prapaskenat e xhirimeve të klipit, Dubova ka bërë të ditur se do të vijë me një paraqitje mjaft provokuese në klipin e këngës.
Shfaqjet ngacmuese për fansat ajo i ka të shpeshta edhe në fotografitë e përditshme që publikon për fansat e saj në rrjetet sociale.
Një gjë të tillë e ka bërë në fotografitë e fundit të publikuara në llogarinë zyrtare në Instagram, ku është shfaqur mjaft tërheqëse dhe provokuese e veshur me një fustan të kuq, mjaft të hapur te pjesa e gjoksit.
Këto imazhe kanë marrë pëlqime e komente të shumta nga ndjekësit, shumica prej të cilëve e kanë komplimentuar për linjat trupore.
Shkenda vazhdon të jetë një prej femrave më mediatike në estradën shqiptare.