Shkëndija e Tetovës ka kaluar në raundin tjetër të kualifikimeve për Champions League. Klubi shqiptar ka barazuar të martën në udhëtim ndaj klubit nga Moldavia – Sheriff.
Për nëntëdhjetë minuta rrjetat kanë mbetur të paprekura, një rezultat ky që i ka konvenuar Shkëndijës, pasiqë ndeshjen e parë në Maqedoni e kishte fituar 1-0.
Kundërshtari i radhës i Shkëndijës është kampioni austriak, Salzburg.