Shkëndija me super-përforcim

Prishtinë | 03 Qer 2018 | 16:21 | Nga

Pas mbylljes së sezonit, rinovimet dhe transferimet e lojtarëvekanë filluar ta marrin vëmendjen më të madhe të opinionit futbolldashës në Maqedoni.

Mirëpo si duket “bombën” e vërtetë të kësaj vere do ta ketë Shkëndija e Tetovës, pasi ashtu siç mëson “InfOSport.mk” kampionët kanë siguruar shërbimet e Agim Ibraimit.

Emër i madh ky për skuadrën tetovare, që pas suksesit të dyfishtë në kampionat dhe Kupë, janë duke punuar për të përforcuar ekipin për ndeshjet eliminatore të Ligës së Kampionëve, ndërsa Ibra është futbollisti adekuat për këto gara, duke pasur parasysh që posedon eksperiencë të mjaftueshme në kompeticionet evropiane.

Sipas asaj që arrin të mësojë “InfOSport.mk” nga burime shumë të sigurta, Ibraimi dhe Shkëndija kanë arritur akordin, ndërsa kanë mbetur edhe disa detaje të vogla të kontratës për të zyrtarizuar gjithçka.

Në këtë situatë Selmani dhe Çeshmexhiev që u prezantuan këtë javë te Shkëndija, ishin si duket vetëm “nxehje” dhe paralajmërim të këtij afati kalimtar, pasi “bomba e madhe” do të prezantohet shumë shpejtë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme