ShKK suspendon 2 zyrtarë korrektues lidhur me vdekjen e 23 vjeçarit në burgun e Dubravës

Prishtinë | 06 Sht 2019 | 18:23 | Nga Ekonomia Online

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se lidhur me varjen e të burgosurit, tashmë të ndjerit me inicialet F.I, 23 vjeç, ka suspenduar dy zyrtarë korrektues të ShKK-së.

Sipas këtij njoftimi, menjëherë pas suspendimit, ndaj këtyre dy personave janë inicuar procedurat disiplinore ku është ngritur edhe Komisioni Hetimor për ta hetuar rastin në fjalë, transmeton Ekonomia Online.

Njoftimi i plotë:

Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se lidhur me vetëvarjen e të burgosurit F. I, SHKK ka suspenduar dy zyrtarë korrektues dhe menjëherë ka iniciuar procedurën disiplinore, me ç ‘rast ka ngritur edhe Komisionin Hetimor për ta hetuar rastin në fjalë.

Pas gjithë kësaj, ne mbetemi të përkushtuar që për të gjitha rastet e tilla ti gjejmë dështimet e mundura përbrenda SHKK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme