Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Shkodër, pas përfundimit të stuhisë që mbërtheu kryeqendrën e Veriut.
Një shtetas nga Kosova, 65 vjeçari Kadri Shkrela, ka humbur jetën pasi ra në kontakt me energjinë elektrike. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në bulevardin “Bishanaku”, ose i njohur ndryshe si “Rruga e Gjanë”, pranë stadiumit “Loro Boriçi”.
Tifozi ishte mbështetur në shtyllën e ndriçimit, por për shkak të mbushjes së saj me ujë, 65 vjeçarin e zuri korenti, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Mësohet se i ndjeri kishte udhëtuar nga Kosova për të ndjekur nga afër përballjen Shqipëri-Maqedoni, e ndërprerë në minutën e 75-të për shkak të stuhisë dhe reshjeve të shiut./shekulli/