Shkodra: Mjaft me karotën Serbisë e shkopin Kosovës

| 06 Mar 2024 | 20:05 | Nga

Analistja politike Magbule Shkodra vlerëson se se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, të ndërrojnë qasjen e tyre ndaj Serbisë.

Megjithëse, Shkodra potencon se edhe Qeveria e Kosovës të ketë një qasje më ndryshe me ndërkombëtarët dhe të bashkëpunojë me ta.

“Është puna me të vërtet se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, është momenti që në fakt të ndërrojnë qasjen e tyre ndaj Serbisë, mjaft më karotën Serbisë dhe shkopin Kosovën”, u shpreh Shkodra, në Klan Kosova.

“Për të mos i dhënë shkopin Kosovës, Qeveria e Kosovës duhet të ketë një qasje tjetër ndaj palës ndërkombëtare, të bashkëpunojë me ta, dhe jo do të thotë të bëj veprime në veti. Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës të marrin masa më konkrete siç po kërkohet – anulimi i zgjedhjeve, janë të gjitha të manipuluara. Është një kritikë e mirë që u bë, është një propagandë, tamon një lloj diktature, duhet të jenë më të ashpër me Serbinë”, u shpreh ish-zyrtarja e AAK-së.

Të ngjashme