Fondacioni “Terre des Hommes”, misioni në Kosovë dhe Shqipëri, është duke e implementuar projektin, “Përmirësimi i Shërbimeve dhe Ngritja e Vetëdijes në Luftën kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore në Ballkan”, i financuar dhe mbështetur nga Departamenti i Shtetit Amerikan. Ky projekt implementohet në katër vende: Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe Mal të Zi.
Në kuadër të këtyre aktivitete në Republikën e Maqedonisë u mbajt një tryezë rajonale, ku morën pjesë, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Selami Shkodra, ambasadori i ShBA-së në Maqedoni, Jess L. Baily, si dhe Koordinatorët Kombëtar Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore, të katër vendeve të rajonit.
Me këtë rast zëvendësministri Shkodra vuri në dukje se Qeveria e Kosovës në vitin 2008 për herë të parë ka hartuar Strategjinë dhePlanin e Veprimit Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore. Që nga hartimi iStrategjisë së parë e deri më sot, janë hartuar dy Strategji të tjera, e fundit prej tëcilave është ajo për periudhën 2015-2019.
“Kur bëhet fjalë për luftën kundër krimit të organizuar në përgjithësi dhe në veçanti për luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore (me theks të veçantë mbi mbrojtjen e fëmijëve, si viktima trafikimi ose viktima të mundshme), Ministria e Punëve të Brendshme është e angazhuar maksimalisht me të gjitha kapacitetet e saj. Pra, lufta kundër krimit të organizuar dhe, në veçanti, lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore
është ndër prioritetet kryesore të Institucioneve përkatëse nëKosovë. Në fakt, Policia e Kosovës, me aktor të tjerë, është maksimalisht e angazhuar në parandalimin dhe luftimin e këtij fenomeni”, theksoi zëvendësministri Shkodra.
Zëvendësministri Shkodra theksoi se të gjitha mekanizmat shtetëror në Kosovë bashkëpunojnë dhe janë të gatshme për bashkëpunim të mëtejmë me institucionet e shteteve të tjera për të luftuar këtë fenomen.
Ai tha se Ministria e Punëve të Brendshme nëpërmjet Koordinatorit Kombëtar, ka si qëllim përmirësimin e parandalimit, identifikimit, mbrojtjes, referimit dhe bashkëpunimit në procedurat penale ose të tjera, dhe kthimin vullnetar të asistuar të viktimave dhe viktimave të mundshme të trafikimit të qenieve njerëzore, duke respektuar të drejtat themelore të njeriut. Në këtë kuadër, është nënshkruar një Protokoll ndërshtetëror me Malin e Zi dhe Shqipërinë, i cili rregullon këto çështje të ndërlidhura.
Në kuadër të kësaj tryeze u vu në pah një ndër objektivat e projektit, që është ngritja e mekanizmit të bashkëpunimit transnacional mes të katër vendeve, në zbatim edhe të Procedurave Standarde të Veprimit (PSV) të unifikuara për bashkëpunim transancional dhe menaxhim të rasteve të viktimave/viktimave të mundshme të trafikimit, me fokus të veçantë fëmijët.