U mbajt takimi i radhës i këshillit kombëtar kundër narkotikëve

Prishtinë | 22 Maj 2018 | 13:19 | Nga

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Selami Shkodra, mbajti takimin e radhës me këshillin kombëtar kundër narkotikëve, ku objekt diskutimi ishte implementimi i Strategjisë Kundër Narkotikëve.

Në këtë takim u diskutua lidhur me raportet e tremujorit të parë të këtij viti, për të gjitha institucionet të cilat janë të përfshira në përmbushjen e objektivave të përgjithshme të Strategjisë Kundër Narkotikëve.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Selami Shkodra, fillimisht vlerësoi grupin punues  për punën e bërë deri më tani, në veçanti falënderoi organet e ndjekjes penale, me theks të veçantë Policinë e Kosovës në luftimin e kësaj dukurie negative.

Koordinatori Shkodra kërkoi nga të gjithë akterët e përfshirë që të bëjnë përpjekje maksimale në luftimin e kësaj dukurie, në mënyrë që të ketë sa më pak kontakt të qytetarëve me të gjitha llojet e drogave.

Grupi punues vlerësoi se luftimi i kësaj dukurie ka arritur suksese, por duhet të bëhen përpjekje edhe më të mëdha në luftimin dhe parandalimin e drogave.

Të ngjashme