UNDP vazhdon të mbështesë Ministrinë e Punëve të Brendshme

Prishtinë | 22 Kor 2019 | 14:49 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, ka pritur në takim njoftues përfaqësuesen e Përhershme të UNDP-së në Kosovë, Maria Suokkon.

Në këtë takim u bisedua lidhur me bashkëpunimin e deritashëm në mes të MPB-së dhe UNDP-së dhe për projektet tjera që pritet të realizohen në mes të dy institucioneve.

Mustafa theksoi se MPB mirëpret çdo iniciativë të UNDP-së për ngritjen profesionale dhe avancimin agjencive të sigurisë në Kosovë.

Ndërsa, Suokko theksoi se UNDP do të vazhdojë të mbështesë Ministrinë e Punëve të Brendshme në projektet konkrete siç është procesi i legalizimit të armëve në Kosovë dhe projektet lidhur me forcimin e kapaciteteve për siguri kibernetike.

Të ngjashme