Stefanoviq-Veselit: Mos ndërmerr asgjë kundër Vuçiqit

Prishtinë | 06 Sht 2018 | 13:43 | Nga

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, i ka dërguar sot fjalë Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit, duke i thënë se Beogradi i kuptoi kërcënimet që ky i fundit i dërgoi presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, si dhe e paralajmëroi që të mos ndërmarrë asnjë veprim kundrejt tij, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Sipas këtij mediumi serb, Veseli sot e kishte kërcënuar Vuçiqin me mohimin e lejes për ta vizituar Kosovën si dhe sipas tyre, që do ta ketë përvojën e njëjtë si Marko Gjuriq nëse vjen në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme