Riffe ministrit Mustafa: I nevojshëm një përkushtim më i madh në ruajtjen dhe ngritjen e sigurisë në Kosovë.

Prishtinë | 01 Nën 2018 | 17:36 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa priti sot në takim njoftues Menaxheren e Programit të ICITAP-it për Kosovë, Kimberly Riffe e cila ishte e shoqëruar me stafin e lartë të ICITAP në Kosovë.

Në këtë takim ministri Mustafa e njoftoi znj. Riffe për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë në Republikën e Kosovës si dhe e falenderoi atë për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme.

Ndërsa znj. Riffe e uroi ministrin Mustafa për detyrën e tij dhe vlerësoi se është shumë e nevojshme për një përkushtim më të madh në ruajtjen dhe ngritjen e nivelit të sigurisë në Kosovë.

Të ngjashme