Bashkia e Shkodrës i ka pezulluar zyrtarisht të gjitha aktivitetet kulturore, artistike dhe sportive në kuadër të masave kundër coronavirusit.
Gjithashtu është pezulluar mësimi në të gjitha kopshtet dhe çerdhet, derisa ka nisur edhe dezinfektimi i të gjitha ambienteve dhe institucioneve publike, shkruan Top Channel.
Të gjithë punonjësit e bashkisë do të dalin normalisht në punë, por prioritet do të jetë kontrolli i ambienteve dhe marrja e masave higjieno-sanitare në institucione.