Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për bandën “Bajri” e cilësuar si një ndër më të rrezikshmet në Shqipëri.
Kjo bandë është e lidhur me familjen Bajri (Brajoviq) si familja e dytë, mes katër familjeve të tjera që kanë sunduar Shkodrën. Gjashtë nga 11 personat e bandës “Bajri”, mes tyre edhe Safet Bajri, arrestuar gjatë aksionit të fundjavës në Shkodër e Tiranë, të koduar “Oaz” kanë mbetur në burg, shkruan sot Koha Ditore.
Ndërkohë, ndaj 3 pjesëtarëve të tjerë, Apeli i Shkodrës ka lënë në fuqi masën arrest me burg. Këta të fundit janë arrestuar gjatë aksionit të forcave speciale të Policisë në Shkodër disa ditë më parë.
Dy pjesëtarë të tjerë të grupit “Bajri” janë arrestuar në Holandë, ndërkohë kreu i këtij grupi, Enver Bajri, i cili konsiderohet si personi më i rrezikshëm, jo vetëm nga Policia shqiptare, por edhe ajo belge, po kërkohet aktualisht në tri shtete.