Qendra burimore për mësim dhe këshillim “Xheladin Deda” në Pejë, si institucion i vetëm në Kosovë për shkollimin e të verbërve dhe me të pamë të dëmtuar, ka promovuar një program për t’i mbështetur nxënësit e kësaj shkolle pas përfundimit të maturës.
Programi ka gjetur përkrahjen e projektit austriak “Hereas” në të cilën janë të përfshirë organizata austriake “Ëus Austria”, Ministria e Arsimit dhe Agjencia austriake për zhvillim-ADA, shkruan sot Koha Ditore.
Enver Ulaj, zëvendësdrejtor i QBMK “Xheladin Deda” në Pejë, tregon se aktualisht janë 20 ish- nxënës të kësaj shkolle që janë në fakultete. Një pjesë e këtyre studentëve të verbër dhe me të pamë të dëmtuar, sipas Ulajt, kanë vështirësi në studime dhe sapo i nisin studimet i braktisin ato në mungesë të materialeve shkollore në gjuhën Brail, në mungesë të mjeteve dhe vështirësisë edhe të lëvizjes brenda objekteve të fakulteteve ku janë.