Shkolla Fillore “Heronjtë e Kosovës” bëhen me ngrohje qendrore

Prishtinë | 30 Pri 2020 | 14:12 | Nga Ekonomia Online

Ka filluar procesi i instalimit të sistemit të ngrohjes qendrore në Shkollën Fillore “Heronjtë e Kosovës” në fshatin Hoçë e Vogël/ Brestoc

Shkollën “Heronjtë e Kosovës” në fshatin Hoçë e Vogël/ Brestoc sot e vizitoi drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Avni Morina ku nga afër panë se si rrjedh procesi i instalimit të nxehjes qendrore.

“Puna po zhvillohej në shtrirjen dhe montimin e gypave përcjellës të ngrohjes, për të vazhduar më tej me montimin e radiatorëve. Punëtorëve që punonin aty u dëshiruam punë të mbarë dhe mbarëvajtje në kryerjen e punimeve të mëtejshme”, tha drejtori Morina

Të ngjashme