Ekonomia Online
FUNDIT

Shkolla në Han të Elezit mbetet pa ujë, pezullohet mësimi

Shkolla në Han të Elezit mbetet pa ujë, pezullohet mësimi

Shkolla “Ilaz Thaçi” në Han të Elezit ka pezulluar mësimin këtë të mërkurë, si pasojë e mungesës së ujit. Sipas njoftimit zyrtar, në këtë zonë janë duke u kryer punime në rregullimin e rrjetit të ujësjellësit, për çka kjo shkollë thotë se si pasojë e mosfurnizimit me ujë, po cenohet shëndeti i fëmijëve. Në njoftim […]

Shkolla “Ilaz Thaçi” në Han të Elezit ka pezulluar mësimin këtë të mërkurë, si pasojë e mungesës së ujit.

Sipas njoftimit zyrtar, në këtë zonë janë duke u kryer punime në rregullimin e rrjetit të ujësjellësit, për çka kjo shkollë thotë se si pasojë e mosfurnizimit me ujë, po cenohet shëndeti i fëmijëve.

Në njoftim u theksua se mësimi do të pezullohet deri sa të rregullohet rrjeti i ujit.

“Të nderuar prindër me keqardhje ju njoftojmë se nesër me dt.13.5.2026 e mërkurë pezullohet mësimi në shkollën amë, pasi janë duke u kryer punime në rregullimin e rrjetit të ujësjellësit, gjë e cila cenon shëndetin e fëmijëve, pra mungesa e ujit, andaj në bashkëkordinim me DKA kemi vendosur që mësimi të pezullohet deri sa të rregullohet rrjeti i ujit”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme