Shkollat dhe universitetet e Pekinit do të rihapen në qershor

Prishtinë | 13 Maj 2020 | 14:59 | Nga Ekonomia Online

Shkollat dhe universitetet në Pekin do të rihapen në qershor, sipas zëdhënësit të Komisionit Shëndetësor Komunal të Pekinit, Li Yi.

Nxënësit e shkollave të mesme në klasa të caktuara do të lejohen të rifillojnë orët e mësimit më 1 qershor.

Një datë fillimi për nxënësit e shkollave  fillore nga klasa e parë deri në të tretën nuk është konfirmuar, por ata në klasën e katërt dhe të pestë do të lejohen të rifillojnë mësimet më 8 qershor.

Komisioni shëndetësor tha që shkollat do të punojnë shumë për të parandaluar dhe kontrolluar përhapjen e Covid-19 në institucionet e tyre, raporton CNN.

Universitetet në kryeqytetin kinez do të lejohen të rihapen në baza vullnetare, për sa kohë që kampuset e tyre kanë zbatuar masa të kontrollit të epidemisë.

Të ngjashme