Shkollat e fshatrave të Pejës më të suksesshme në testin e arritshmërisë

Prishtinë | 20 Qer 2019 | 10:41 | Nga Ekonomia Online

Drejtoria e Arsimit në Pejë ka publikuar rezultatet e testit të arritshmërisë për klasat e nënta në të gjitha shkollat fillore të Komunës së Pejës.

Suksesi i përgjithshëm nga testi i arritshmërisë për klasat e nënta për vitin shkollor 2018-2019 është 60.45 për qind, shkruan sot Koha Ditore.

Këtij testi në 28 shkollat fillore të Komunës së Pejës, siç tregoi drejtori i Arsimit, Besim Avdimetaj, i janë nënshtruar 1 mijë e 440 nxënës.

Nga të gjitha këto shkolla në Pejë, vetëm në tri shkolla është tejkaluar rezultatin mbi 70 për qind. Rezultatin më të mirë në testin e arritshëmrisë sivjet kanë treguar nxënësit e shkollës fillore “Zef Serembe” në fshatin Gllaviçicë me 79. 92 për qind.

Pas saj janë të renditura shkolla fillore “Sami Frashëri” në fshatin Ozdrim me 73.23 për qind dhe shkolla fillore “Fan Noli” në fshatin Kryshec me 72.44 për qind. Për dallim, vitin e kaluar në pesë shkolla testi ka tejkaluar rezultatin mbi 70 për qind.

Ndërsa prej 61 deri në 69 për qind të rezultatit në testin e arritshmërisë e kanë arritur 14 shkolla, prej të cilave 9 në fshatra dhe pesë në qytet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme