Shkollat e Kosovës kanë ngecur sa i përket digjitalizimit, e thotë ministrja e Arsimit

| 06 Mar 2020 | 12:22 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e  Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, mori pjesë në konferencën “Digjitalizimi i sistemit arsimor parauniversitar”, organizuar nga Kolegji RIINVEST, në bashkëpunim me Platformën “Kosova që duam”, Friderich Ebert Stiftung (FES) dhe KUSA (Kosovo Unated States Alumni).

Në fjalën e saj, ministrja e Arsimit, vlerësoi se gjendja sa i përket digjitalizimit  në sistemin arsimor nuk është aspak e mirë. Ajo ka thënë se mësuesit dhe drejtorët një pjesë të mirë të kohës e kalojnë në procese administrative, në vend se ta kalojnë me nxënës. 

Ministrja Bajrami ka thënë se shkollat e Kosovës kanë ngecur sa i përket digjitalizimit.

“Ne e dimë  se Kosova ka përparuar sa i përket teknologjisë, fëmijët tanë flasin gjuhë të huaja por shkolla ka ngecur. Sot kërkimi i informacionit ‘hard copy’ merr kohë më shumë, ndërsa në google shumë shpejt qasemi dhe gjejmë librin.”, ka thënë ministrja Bajrami.

Ajo ka folur edhe për shumë e shumë probleme të tjera me të cilat përballen shkollat e Kosovës.

“Jemi në ditët e para të mandatit, situata nuk është aspak e mirë. Kemi probleme të tjera dhe po merremi këto ditë dhe kemi informata si qëndron digjitalizimi. Në kuadër të ministrisë këto ditë kemi marrë statistika që nuk janë të sakta. Qe 20 vite vuajmë nga jokonpatibileti për të dhënat, por nuk ka pasur vullnet të komunikojnë me njëra tjetrën, siç janë të Eurostatit.  Kjo e bënë të vështirë vendimmarrjen sepse të dhënat tonat nuk janë konpatibile. Qëllimi jonë është të merremi seriozisht me koodrinimin e projekteve. Në ministri ka 26 projekte.”, theksoi ajo.

“Sot mësues dhe drejtor të shkollave një pjesë të madhe të kohës e kalojmë me procese administrative në vend se ta kalojnë me nxënës.”, tha Bajrami.  

Projektet e digjitalizimit sipas saj do të jetë prioritet për ministrinë dhe se do të kenë qasje gjthëpërfshirëse.

“Tani kemi prezent uljen e numrit të nxënësve nëpër shkolla edhe për shkak të lëvizjes së qytetarëve nga rurale në urbane. Është tepër me rëndësi të kemi sistem të digjitalizuar. Ka  komuna që numri i nxënsve ka rënë në 40%.  Kemi plot shkolla që nuk kanë as ujë të pijshëm. Sot është problem edhe çështja e çantave  të rënda të fëmijëve,  që bartin nëpër shkolla.  Nnjë cikël i reformave në arsim kërkon 10 deri 15 vite. Ne jemi zotur të vazhdojmë aty punët kanë mbetur por,  së bashku me partnerët do të vazhdojmë në përmirësimin e cilësisë së arsimit.”, shtoi Bajrami.

Mrika Aliu, përfaqësuese e Bankës Botërore  ka treguar se  Banka Botërore përveç mbështetjes financiare, ofron edhe mbështetje teknike. Aliu ka treguar se nga BB 160 shkolla kanë përfituar grante ndërsa kët vit do të përfitojnë edhe 80 shkolla.

Aliu si shembull të mirë të digjitalizimit e ka përmendur ‘Kartën raportuese të shkolla”.

“Karta raportuese e shkollave mendohet si një letër dy-tri faqe dhe ekziston si indikator e perfomancës së shkollës. Në rajon ende nuk përdoret, vetëm në Kroaci. Në këtë temën e digjitalizimit, karta raportuese ndihmon me arrit ata sepse qëllimin e ka të plotësojë informata për shkollën. Në vendet e ndryshme të kartës raportuese shohim për të dhënat e shkollës, numrin e nxënësve, notën mesatare. Një funksion mjaft i rëndësishëm është edhe në informimin e prindërve dhe rritë  kërkesën, ngrit cilësinë”, tha ajo.

Karta raportuese në shkolla sipas asaj është mjaft i mirë për  të parë, nivelin e prindërve.

“Mundet të shihet si mjet kritikues por mund t’i  nxit shkollat për tu dukur më mirë në sy të publikut’, theksoi Aliu.

Bardha Qirezi, Rektore e Rinvest dhe udhëheqëse e Grupit të Edukimit në Platformën “Kosova që Duam”, ka thënë se kjo iniciativë ka nisur qe dy vite.

“Jemi të përkushtuar të punojmë me të gjithë nxënësit dhe të ndikojmë në digjitalizimin e shkollave, sepse është me rëndësi ku janë problemet,  dhe monitorimi do të parandalonte këto probleme”. Investimi në digjitalizim krijon mundësinë për orientim se si t’i ndihmojmë shkollave’, ka Qirezi.

Qirezi është shprehur se ofrojnë ekspertizën dhe kanë vendosur 10 prioritete.

“Ajo çka dëshirojmë është të kemi indikator në shkolla, mirëpo kemi vërejtur pakënaqësi tek prindërit.  Qoftë për shkak të ekspertizës, por ta shohin se si po i mësojnë fëmijët e tyre. Prioriteti që dëshirojmë ta shtyjmë është ta krijojmë një platformë publike në bazë të disa indikatorëve”, tha ajo.

Qirezi tha se e rëndësishme është zbatueshmëria e ligjit, sigurimi i cilësisë, arritja në matematikë në gjuhën shqipe, gjuhën angleze, parandalimi i braktisjes, vijueshmëria, diplomimi dhe kalim në shkollën e mesme dhe Universitet.

Ndërsa, Melinda Pacolli , dekane në Kolegiin Riinvest ka thënë se digjitalizimi duhet të përfshihet në mënyrën e funksionimit të shkollës.

“Për këtë konferencë kushtuar digjitalizimit të arsimit kemi platforëm ‘Kosova që duam’. Jemi në momentin e ndryshimeve të mëdha, shoqëria dhe arsimi kanë ndryshuar. Digjitaizimi i arsimit duhet të përfshihet në mënyrën e funksionimit të shkollës dhe të gjitha proceset e punës. Hulumtimet shkencore tregojnë se për të realizuar digjitalizimin.  rrugëtimi nuk është i lehtë, mirpo nëse mësojmë nga gabimet e të tjerëve,  sfidat mund të minimizohen. Si dekane në kolegjin Rinvest në kuadër të lëndëve mësimore me studentë zhvillojmë projekte në zhvillimin e informacionit. Një prej iniciativave ka të bëjë me digjitalizimin e sistemit arsimor.” ,tha dekanja Pacolli.

Studentet Dorentina Shabani dhe Almedinë Xheladini kanë prezantuar dy projekte të digjitalizimit.

Projekti i parë ka për detyrë të bëjë regjistrimin e nxënësve nga klasa e parë dhe mbarëvajtjen e listës së stafit mësimor, projekti i dytë i quajtur ‘Stad Plus’ ka të bëjë me mbledhjen e statistikave arritjes së lëndëve te ndryshme.

 Prezantimi i Projektit të parë “Regjistrimi i Nxënësve dhe Arsimtarëve të Shkollës”.  “Për stafin akademik po fillon një periudhë me shumë lodhje. Këtë patëm rastin ta shohim në shkollën ‘Ismail Qemali’. Gjithçka që pamë ishte një libër për secilin nxënës. Psikologja na tregoi për problemet që hasin nxënësit. Për secilin mësimdhënës duhet të gjenerohen raporte. Përveç problemeve që kanë tek regjistrimi kanë edhe tek qasja e të dhënave.  Kërkimi nëper arkiva është i lodhshëm  dhe teknologjia na ofron mundësi më të shpejtë të qasemi online.”, tha studentja Shabani.

Ndërsa, studentja  Almedina Xheladini, ka thënë kenë një laptop dhe qasje në internet që të bëhet regjistrimi i nxënësve, prindërve dhe stafit.

“Mjafton një klikim dhe shfaqet butoni i aplikacionit.’, tha ajo.

Për projektin tjetër kanë folur studentet Afërdita Hasani, Kaltrina Aliu dhe Çlirimtare Mustafa.

 Sipas tyre projekti STATS, është sistemi për digjitalizimin e raporteve të suksesit dhe qëllimi është që të kursehet koha dhe raportet janë më të sakta.

Të ngjashme