Shkollat në Kosovë nuk ofrojnë kushte për zhvillimin e artit

Prishtinë | 02 Dhj 2019 | 12:31 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Fondacioni “Mute Foundation” dhe Komuna e Prishtinës, kanë mbajtur Forumin e Parë në kuadër të projektit “unë/ty dashuri në paketë”, raporton EkonomiaOnline.

Në këtë forum u diskutua kryesisht për nevojat e fëmijëve në rrafshin social dhe kulturor, duke vënë në pah mungesën e teatrove dhe aktivitete të tjera nëpër shkollat e vendit.

Florie Bajoku, Presidente e Mute Foundation tha se ky projekt ka për qëllim zhvillimin e fëmijëve dhe inkuadrimin e tyre në jetën shoqërore.

“Rreth 1/3 e popullsisë në Kosovë janë me fëmijë. Ne me institucione duhet të punojmë që ta ndryshojnë këtë gjendje e ndryshimi është i mundshëm lehtësisht dhe ky bëhet përmes artit e teatrit. Është koha e fundit që të mbledhim forcat ku mbi fëmijët mund të investojmë ti kanalizojmë drejt së ardhmes së tyre dhe për këtë ne kemi një bashkëpunim me DKA-në. Në Kosovë janë rreth 330 mijë fëmijë në shkollat publike dhe ne në Kosovë kemi vetëm një teatër për fëmijë. Për fëmijët tanë nuk ka mekanizëm që i plotëson nevojat e fëmijëve. Duhet të angazhoheni më shumë që fëmijët tanë të jenë të ekuilibruar në art”, tha ai.

Drejtore e Drejtorisë së Arsimit, Shpresa Shala, tha se nëpër shkolla përveç procesit të rregullt mësimore organizohen edhe aktivitete të tjera sociale.

Ajo tha se në përgjithësi shkollat duhet të angazhohen më shumë në trajtimin e barabartë të fëmijëve, pa marr parasysh statusin social.

“Nëpër shkollat e Prishtinës ka edhe aktivitete të tjera humanitare që organizohen nga shkolla. Kurrikula e re e Kosovës ka ndryshuar dhe në kuadër të kompetencave që duhet t’i arrijë një nxënës është edhe kompetenca ndër raportet kulturore  dhe shoqërore. Është obligative nga shkollat që të trajtohen të gjithë në mënyrë të barabartë pa marr parasysh kombin, fenë apo statusin social .Shumica e mësimdhënëse janë trajnuar për kurrikulën e re dhe ne kompetencën qytetare duhet të punohet më shumë. Po ashtu kemi edhe grupet e ndërmjetësimit që janë duke bërë përpjekje për ndalimin e bulizmit.

Shala shtoi se shumica e shkollave po ballafaqohen me mungesë e teatrove.

“Gjithashtu jemi shumë keq me teatrot sepse shumica shkollave nuk kanë mundësi ti dërgojnë fëmijët në teatër .Kushti kryesor është që shfaqja të ketë karakter edukativ”.

Sociologu Labinot Konishevci, tha se sipas një hulumtimi fëmijët e Kosovës janë përdorues të shumtë të internetit dhe si pasojë ka rënë interesimi edhe për teatër.

“Fëmijët sot po ballafaqohen me presione të ndryshme si ato psikike dhe mediale. Sfida më e madhe e gjeneratave të reja është krijimi i identitetit. Në teatrin e fëmijëve Dodona ka një numër të rënë të shfaqjeve. Sipas hulumtimeve Kosova bënë pjesë me nivelin e lartë të konsumimit internetit dhe kjo është problematik në vete. Teatri është nevojë dhe nuk është preferencë”, tha ai.

Violeta Hyseni, nënkryetar e Komisionit të Pavarur të Medieve, tha se ekziston një rregullore e cila i mbron fëmijët nga përmbajtjet e dëmshme, mirëpo shtoi se mediat elektronike dhe vizuale nuk ofrojnë programe të bollshme për fëmijë.

“Në Prishtinë ka pak më shumë mundësi qe fëmijët të marrin materiale edukative. Ne duhet të jemi shumë të vëmendshëm ndaj përmbajtjes që konsumojmë. Media ka një fuqi dhe është pushteti i katërt. Roli i mediave në promovimin e teatrit ka rëndësi të madhe. Zhvillimi i teknologjisë po ndikon mjaftë te fëmijët tanë dhe është shumë sfiduese për ne si ti orientojmë fëmijët në rrugën e duhur. Mediet duhet të kenë një rol të rëndësishëm që të nxitë shoqërinë dhe të promovojë më shumë rëndësinë e teatrit, tha ajo.

Të ngjashme