Shkon në 136 numri i personave të plagosur nga tërmeti në Shqipëri

Tiranë | 26 Nën 2019 | 06:37 | Nga Ekonomia Online

Raportohet se 55 persona me dëmtime të rënda dhe të lehta po marrin ndihmë në spitalin e Durrësit. Qytetarët janë dëmtuar si pasojë e tërmetit me magnitutë 6.4 që goditi Shqipërinë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ndërkohë, raportohet se 6 persona janë paraqitur me plagë edhe në spitalin e Lezhës.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se janë të paktën 75 persona që po kanë marrë dhe po marrin mjekim në spitalin e Traumës në kryeqytet.

Deri më tani është konfirmuar për një viktimë në Kurbin, i cili ka rënë nga ballkoni gjatë lëkundjeve të tërmetit.

Tërmeti/ Konfirmohet viktima e parë, ka rënë nga ballkoni

300 efektive të Forcave të Armatosura po mbërrijnë në Durrës dhe Thumanë, ku raportohen dëmet më të mëdha.

Të ngjashme