Të paktën 17 persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e zjarrit masiv që kaploi një ndërtesë në Londër, përderisa kanë paralajmëruar që numri i të vdekurve mund të rritet.
Ekipet e shpëtimit dhe të zjarrfikësve kanë thënë që nuk presin të gjejnë persona të gjallë nën rrënojat e Grenfell Tower.
Qentë do të dërgohen për të kërkuar prova dhe për të identifikuar personat që mund të jenë ende brenda.
Ndërsa Mbretëresha ka thënë që është duke u lutur për këto familje.
Më shumë se 30 persona gjenden në spital, 17 prej të cilëve janë në gjendje kritike.