Shkon në 23 numri i viktimave nga sulmi i së dielës në Kanada

Prishtinë | 22 Pri 2020 | 09:56 | Nga Ekonomia Online

Ka arritur në 23 numri i të vdekurve nga sulmi që ndodhi të dielën në Kanada. Ndër viktimat është edhe një 17 vjeçar të cilin policia nuk e ka identifikuar ende.

Sipas përditësimit të fundit, policia ka thënë se autori i sulmit i ka njohur disa nga viktimat, por akoma nuk dihen motivet që e çuan 51 vjeçarin të ndërmerrte një veprim të tillë.

Autori është vrarë në një shkëmbim zjarri me policinë, shkruajnë mediat e huaja, transmeton TCH raportimet. Autoritetet kanë thënë se sulmuesi i dyshuar, i maskuar si polic, ka qëlluar njerëz në lokacione të ndryshme në Nova Skocia. Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, tha se sulmi paraqet një “situatë të tmerrshme”.

“Jemi me ju dhe bashkëndjejmë me ju”, tha Trudeau të hënën, në një fjalim drejtuar kombit. “Ky ishte një nga aktet më të pakuptimta të dhunës në historinë e provincës sonë”, tha kryeministri i Nova Skocias, Stephen McNeil. Sulmi është cilësuar si më i rëndi në Kanada që nga viti 1989, kur një sulmues ka vrarë 15 gra në Montreal.22 prill 2020, 09:54


Të ngjashme