Shkon në 28 numri i të vdekurve pas tajfunit në Filipine

Prishtinë | 27 Dhj 2019 | 09:24 | Nga Ekonomia Online

28 jetë të humbura janë konfirmuar nga autoritetet pas tajfunit që goditi Filipinet në ditën e Krishtlindjes.

Tajfuni “Phnafone” që goditi të martën këtë vend ka shkaktuar vërshime dhe ka shkatërruar shtëpi në disa krahina, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Sipas këshillit të menaxhimit me fatkeqësi kombëtare janë edhe 12 persona që llogariten si të zhdukur.

Tajfuni ka bërë që mbi 58 mijë persona të evakuohen. Autoritetet kanë thënë se të vdekurit ose kanë qenë të goditur nga drunj, të elektrizuar apo të mbytur në ujë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme