Policia britanike ka thënë se është rritur në 30 numri i personave që kanë vdekur nga një zjarr që përfshiu një kullë banimi në Londër gjatë kësaj jave.
Komandanti i policisë së qytetit, Stuart Cundy, ka thënë se mund të rritet numri i personave të vdekur në kullën 24 katëshe të Londrës.
Sipas Cundy 24 persona janë ende në spital, 12 prej tyre në gjendje kritike.
Policia tashmë ka nisur hetimet për incidentin e 14 qershorit.
“Ne kemi kontrolluar lokacionin ku ka nisur zjarri dhe tash për tash nuk kemi prova se zjarri ka qenë i qëllimshëm” ka shtuar Cundy.
Ai gjithashtu ka thënë se ka “rrezik që fatkeqësisht nuk mund të jemi në gjendje të identifikojmë” të gjitha viktimat.