Viktimat e Kullës Grenfell mund të mos identifikohen kurrë

Prishtinë | 16 Qer 2017 | 08:39 | Nga

Policia britanike paralajmëroi që ajo mund të jetë kurrë në gjendje të identifikojë të gjithë njerëzit që vdiqën në zjarrin që përfshiu bllokun e apartamenteve në perëndim të Londrës, njofton BBC. Shërbimet e Emergjencës janë në ditën e tyre të tretë duke kërkuar trupat në kullën e djegur në kullën Grenfell në North Kesington.

Shtatëmbëdhjetë persona dihet që kanë vdekur por kjo shifer do të rritet, me dhjetrat të humburit, përfshirëdhe familje të tëra. Shefat e zjarrfikësve thanë se ata nuk prisnin të gjenin më të mbijetuar, ndërsa kryeministrja Theresa May ka udhëruar një hetim të plotë shtetëror.

Kryeministrja – e cila u përball me kritika se nuk u takua me të mbijetuarit e tragjedisë gjatë një vizite në vendin e ngjarjes të enjten – tha se viktimat “meritojnë përgjigje”. Kryetari i Këshillit të Kesington dhe Chesea që ka në pronësi bllokun e kullës, tha për BBC që autoriteti nuk do të përdorte më atë lloj veshjeje që ishte përdorur tek kulla Grenfell në ndërtesa të tjera të bashkisë. Materiali me të cilin ishte veshur kulla e rinovuar së fundmi është duke u hetuar nga ekspertët që thanë se një tip veshjeje më rezistente ndaj zjarrit duke të ishte përdorur.

Deputeti konservator Chris Phipl tha për programin e BBC se hetimi publik duhet të jepte një zgjidhje të përkohshme që të garantonte veprime të shpejta në ndërtesat e tjera të blloqeve që janë në rrezik. “Nëse ka ndërtesa të tjera të cilat kanë këtë shtresë të rrezikshme, atëherë nevojitet një veprim i menjëhershëm për t’u marrë brenda disa javësh e apo muajsh, jo për vite të tëra,” tha ai.

Të enjten, viktima e parë e zjarrit që u identifikua ishte një refugjat sirian Muhammed Alhajali, 23 vjeç. Në një deklaratë, Shoqata e Solidaritetit Sirian tha se Alhajali, një student inxhinjerie, kishte qenë në apartament në katin e 14-të kur shpërtheu zjarri dhe kishte qëndruar dy orë në telefon me një në Siri. Ai po përpiqej të lidhej em familjen e tij dhe priste që të shpëtohej, ‘Mohammed erdhi në këtë vend për shpëtim dhe Britania e Madhe nuk arriti ta mbrojë atë,” tha shoqata. Vëllai i tij më i madh, Omar, tha për BBC se ai e kishte humbur Muhammedi ndërsa po dilnin jashtë ndërtesës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme