Digjet ndërtesa 27 katëshe në Londër, dhjetëra të lënduar

Prishtinë | 14 Qer 2017 | 08:38 | Nga

Një zjarr masiv ka përfshirë një bllok të një kullës në Perëndim të Londrës. Rreth 30 persona thuhet se janë dërguar në spitalin e Londrës të djegur, derisa 200 ekipe të shpëtimit janë në vendin e ngjarjes.

Zjarri shpërtheu pak para orës 01:00 të mesnatës së mërkurës në Grenfell Tower në rrugën Latimer, pranë Notting Hill, transmeton Gazeta Express.

Kulla është të paktën 24 katëshe dhe përmban 120 apartamente.

200 zjarrfikës kanë luftuar me flakën me rreth 40 motor për fikje.

Shërbimi i Ambulancës në Londër thotë se rreth orës 01:29 kanë arritur në ndihmojnë 20 persona për t’i larguar nga vendi i ngjarjes.

Raportohet se shumë njerëz gjendjen ende brenda ndërtesës të zënë nga flaka.

Gazetari i The Guardian nga vendi i ngjarjes thotë se të paktën një njeri shihet në një dritare që po mban diçka në dorë dhe po kërkon ndihmë, transmeton Express.

Rrugët rreth kullës janë mbyllur dhe banorët e shtëpive përreth janë evakuuar.

Brigada e zjarrit në Londër thotë se në këto momente ende nuk e dinë se çfarë shkaktoi zjarrin.

Kryebashkiaku i Londrës, Sadik Khan, këtë ngjarje e ka shpallur si ‘incident i madh’,

Transporti për në Londër është ndaluar në rrethin Hammersmith dhe linjat e qytetit midis Mammersmith dhe Edgware.

Magjistralja është mbyllur në të dyja drejtimet.

Kulla Grenfell u ndërtua në vitin 1974, dhe viteve të fundit ishte rinovuar.

Policia Metropolitane ka dhënë një numër emergjent për të gjithë të interesuar për të dashurit e tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme