Shkon në 30 numri i të vdekurve në Londër

Prishtinë | 16 Qer 2017 | 16:00 | Nga

Policia britanike ka thënë se është rritur në 30 numri i personave që kanë vdekur nga një zjarr që përfshiu një kullë banimi në Londër gjatë kësaj jave.

Komandanti i policisë së qytetit, Stuart Cundy, ka thënë se mund të rritet numri i personave të vdekur në kullën 24 katëshe të Londrës.

Sipas Cundy 24 persona janë ende në spital, 12 prej tyre në gjendje kritike.

Policia tashmë ka nisur hetimet për incidentin e 14 qershorit.

“Ne kemi kontrolluar lokacionin ku ka nisur zjarri dhe tash për tash nuk kemi prova se zjarri ka qenë i qëllimshëm” ka shtuar Cundy.

Ai gjithashtu ka thënë se ka “rrezik që fatkeqësisht nuk mund të jemi në gjendje të identifikojmë” të gjitha viktimat.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme