Pesëdhjetë njerëz janë vrarë dhe më shumë se 200 të tjerë kanë mbetur të plagosur në rrëmujën e krijuar gjatë varrimit të gjeneralit iranian Qasem Soleimani që u vra në një sulm me dron nga SHBA.
Këta persona vdiqën në qytetin e lindjes së Soleimanit në Kerman të Iranit në ceremoninë që u vonua, njofton Klan Kosova.
Miliona njerëz thuhet se kanë mbushur rrugët në ditën e tretë të ceremonisë mortore.
Vrasja e Soleimani ka ngjallur frikën e një konflikti midis SHBA-së dhe Iranit, shkruan BBC.
Kreu i forcës Quds ishte i ngarkuar me mbrojtjen dhe projektimin e interesave iraniane jashtë vendit dhe u përshëndet si hero nga shumë njerëz në vendlindjen e tij. Menjëherë pas vdekjes së tij, Irani kërcënoi me hakmarrje.