Shkon në 67 numri i personave të shëruar nga Coronavirusi në Shqipëri

Prishtinë | 01 Pri 2020 | 08:54 | Nga Ekonomia Online

Ka shkuar në 67 numri i personave të shëruar nga Coronavirusi në Shqipëri.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila në një postim në Facebook, thotë se janë së fundmi janë shëruar 15 pacientë.

Vetëm në pak orë, pasditen e djeshme kanë ndërruar jetë dy persona, të cilët ishin shtruar në spitalin infektiv.

Ndërsa numri i të prekurve nga Coronavirusi në Shqipëri deri tani ka shkuar në 243.

Të ngjashme