Shkon në 8 mijë numri i të vrarëve në Gaza

Prishtinë | 29 Tet 2023 | 12:52 | Nga Ekonomia Online

Ministria e shëndetësisë së Gazës e udhëhequr nga Hamasi, ka bërë të ditur se numri i vrarëve në Gaza ka shkuar në 8 mijë e 5.

Sipas tyre, rreth 3 mijë e 342 fëmijë janë në mesin e atyre që kanë humbur jetën që nga 7 tetori, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.

Në përditësimin e saj të fundit, ministria raportoi se 7 mijë e 650 njerëz kishin vdekur, që do të thotë se numri i të vdekurve është rritur për 355.

Të ngjashme