Shkon në 90 mijë numri i viktimave nga Coronavirusi 9 në ShBA

Prishtinë | 18 Maj 2020 | 10:09 | Nga Ekonomia Online

SHBA-ja regjistroi 820 të vdekur nga koronavirusi i ri gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar bilancin total në rreth 90 000, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

Sipas universitetit, SHBA-ja ka diagnostikuar 1 486 376 raste me sëmundjen COVID-19.

Kjo përbën 30% të rasteve të regjistruara në botë.

Presidenti amerikan, Donald Trump krenohet me faktin se vendi i tij ka kryer më shumë teste, por bilanci përballë pandemisë është gjykuar katastrofik nga opozitarët e tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme