Shkon në Kryesi ndryshim-plotësimi i Ligjit për Sport dhe ai për Sponsorizime

Prishtinë | 08 Tet 2018 | 12:43 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi ka shqyrtuar dhe dërguar në kryesi për lexim të parë ndryshim-plotësimin e Ligjit për Sport dhe atij për Sponsorizime.

Teuta Haxhiu tha se në mandatin e kaluar Ligji për Sportin dhe Sponsorizime kanë kaluar më shpejt sesa duhet dhe nuk janë marrë me ta në mënyrë të detajuar për këtë arsye edhe zbatimi i tyre në praktikë nuk ka qenë në mënyrë të mirë.

“Është në interes që Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ta bëjë harmonizimin dhe ne do ndalemi më shumë në ligje tjera që janë paketë, që vijnë nga MKRS-ja sepse i kemi kaluar mandatin e kaluar shumë shpejt dhe nuk janë zbatuar siç duhet”, tha Haxhiu.

Saranda Bugujevci vuri theks të veçantë në diskriminimin gjinor që u bëhet femrave të cilat merren me sport, raporton Ekonomia Online.

“Ka ndodhë raste ku financimi dhe kushtet që u janë krijuar klubeve sportive ka pasur diskriminim. Klubet ku kanë qenë vajzat në krahasim me djemtë dhe nuk u janë lejuar kushtet me asnjë mënyrë që nëse ka lëndime të jetë dikush të kujdeset dhe kështu që dua të shikohet ky aspekt i barazisë gjinore”, tha Bogujevci.

Ligji për sporte u votua me 6 vota për dhe 1 abstenim nga Driton Çaushi dhe kështu ky projektligj shkon në kryesi për lexim të parë, raporton EO.

Anëtarët e komisionit thanë se nuk janë të kënaqur me gjobat të cilat janë të përshkruara në projektligj. Ata thanë që gjoba duhet të jetë më e lartë në rast të shkeljeve të ndryshme.

Përfaqësues i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporti, Betim Jahiu, tha se ligji e parasheh se për një individ person nuk duhet të ketë gjobë më të madhe sesa 2 mijë euro për shkeljet që i bën.

“Në shumë raste janë ulë gjobat përkundër faktit që ato gjoba duhet të jenë më të larta”, tha kryetari i komisionit, Ismajl Kurteshi.

Të ngjashme