Shkon në rreth 500 mijë numri i të infektuarve me Covid-19 në Zvicër

Prishtinë | 19 Jan 2021 | 12:55 | Nga Ekonomia Online

Zvicra ka regjistruar rreth 500 mijë raste të reja të infektuara me COVID-19 deri tani, ndërsa rreth 9 mijë persona vlerësohet se kanë humbur betejën me këtë virus në këtë shtet.

499 mijë e 931 persona vlerësohet të jenë infektuar deri tani me COVID-19 në Zvicër, raporton Gazeta Express.

Kështu paraqitet në faqen botërore të statistikave, worldometers.info.

Sipas kësaj faqeje, Zvicra radhitet e 33’ta në botë për nga numri i rasteve të infektuara.

Deri tani në këtë shtet kanë vdekur 8 mijë e 792 persona nga COVID-19.

317 mijë e 600 persona janë shëruar nga ky virus, ndërsa 173 mijë e 539 raste janë aktive me të.

Deri tani në Zvicër janë kryer 4 milionë e 26 mijë e 690 testime për COVID-19.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme