Shkrimtari algjerian dënohet me tre vjet burg pasi ofendoi islamin

Prishtinë | 22 Pri 2021 | 18:48 | Nga Ekonomia Online

Një autor i librave islamikë në Algjeri është dënuar me tre vjet burg për ofendimin e fesë .

Said Djabelkhir ka thënë se ishte i befasuar nga ashpërsia e dënimit që i ishte dhënë dhe do ta apelonte.

Ai u gjykua pasi shtatë avokatë dhe një akademik bënë ankesa kundër tij për mosrespektim të fesë islame.

Djabelkhir kishte thënë se flijimi i kafshëve gjatë festës së Bajramit bazohej në një ritual pagan para-islamik.

Ai gjithashtu shtoi se pjesë të Kuranit, të tilla si historia e Arkës së Noes, mund të mos ishin fjalë për fjalë të vërteta dhe kritikoi praktikat, duke përfshirë martesën e vajzave të reja në disa shoqëri myslimane.

Islami është feja shtetërore e Algjerisë. Ligji vendos një gjobë ose dënim me burg për “këdo që fyen profetin ose denigron urdhërimet dogmatike të islamit, qoftë me shkrime, vizatime, një deklaratë apo mjet tjetër”.

Myslimanët besojnë në therjen e një kafshe gjatë festës së Bajramit për të kujtuar gatishmërinë e profetit Ibrahim për të flijuar djalin e tij, Ismailin, kur Zoti e urdhëroi atë.

Të ngjashme