Tre të rinjë shqiptarë në Beograd, janë arrestuar nga autoritetet serbe pasi të njëjtit natën e ndërmjet 6 dhe 7 janarit, në vendbanimin Mirijevo, shkruan simbole të UÇK-së në veturat e mbuluara me borë.
Siç pohojnë mediat serbe, bëhet fjalë për Iba Bajramaj (20), Shpreson Bajramaj (22) nga Beogradi dhe Daniel Kryeziu (25) nga Prizreni, njofton Klan Kosova.
Të paktën pesëmbëdhjetë makina mbetën me simbole ‘Ushtri Çlirimtare të Kosovës’, theksohet më tej në artikull, njofton Klan Kosova.
Po ashtu bëhet e ditur se ishin pikërisht banorët serbë të kësaj lagje të cilët lajmëruan policinë me arsyetimin se janë të frikësuar.