Shkrumbohet autobusi në Vlorë, fatmirësisht shpëtojnë udhëtarët

Prishtinë | 26 Maj 2022 | 09:26 | Nga Ekonomia Online

Një autobus i cili po bartte punëtorë të një fasonerie ka marr flakë mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Vlorë-Fier.

Gjatë lëvizjes janë dëgjuar shpërthime dhe kjo ka bërë që punonjësit të zbresin në tokë në mes të rrugës, duke shpëtuar pa lëndine.

Nga pamjet e siguruara nga abcnews.sl shihet se autobusi është djegur plotësisht, ndërsa punonjësit e fasonerisë kanë shpëtuar pa lëndime.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti teknik në autobus.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Të ngjashme