Muzeu Kombëtar i Brazilit në Rio de Janiero është përfshirë nga flakët. Ky institucion, me një trashëgimi rreth 200-vjeçare, u përfshi nga flakët gjatë mbrëmjes së djeshme.
Në ndërtesë ndodheshin rreth 20 milionë artikuj dhe përmbledhje. Mediat raportojnë se fatmirësisht nuk ka pasur njerëz të lënduar. Ende nuk është bërë një bilanc për dëmet dhe sasinë e artikujve të djegur.
Ky muze ka shërbyer si një vendbanim për familjen mbretërore portugeze, dhe në janar të 2018-ës festoi 200-vjetorin.
Bibliotekari Edson Vargas da Silva ka thënë se ndërtesa ka patur një përbërje druri në dysheme, dhe shumë letra dhe dokumente, çka ka sjellë djegien më të shpejtë të këtij Muzeut.
Ky muze, ka qenë për shumë vite i pafinancuar, e sot vjen me pasoja shkatërruese për trashëgiminë e Brazilit.
Një nga anëtarët e stafit tha se e kanë pasur thuajse të pamundur sigurimin e fondeve për burimet njerëzore të godinës ku ndodhej muzeu.