Gjykata Penale e Shkupit ka dënuar të enjten me 39 vjet burgim, gjashtë personat e akuzuar për një aksident me autobus më 2019 në afërsi të Laskarcit të Gostivarit, si pasojë e të cilit patën vdekur 16 persona.
Shoferi i autobusit, Manoil Trifunovski, është dënuar me 14 vjet burgim, ndërsa shefi i kompanisë “Durmo Tours”, Durmish Beluli, është dënuar me katër vjet burgim.
Me gjashtë vjet burgim është dënuar përgjegjësi për transport në këtë kompani, Remzi Miftari, ndërsa me nga pesë vjet burgim janë dënuar punonjësit e qendrës teknike të kompanisë, Igor Gjorgjievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarski.
Aksidenti i rëndë rrugor pati ndodhur në autostradën Shkup-Tetovë, kur një autobus që po udhëtonte për në Gostivar, pati dalë nga rruga dhe është rrokullisur në një hendek përgjatë autostradës.
Në autobus kanë qenë rreth 50 persona, kryesisht punonjës të administratës dhe të tjerë që po ktheheshin në shtëpitë e tyre.