Një grua e moshës 47 vjeçare është bërë viktima e parë e temperaturave të larta që kanë kapluar Maqedoninë ditëve të fundit.
Mjekët bënë të ditur se 47 vjeçarja ka ndërruar jetë pasi direkt nga një vend me kondicioner ka dalë në hapësirë pa hije.
Ngjarja fatale ka ndodhur afër parkut të qytetit në Shkup, raporton Alsat-M.