Sot në sheshin Skënderbeu në Shkup do të organizohet një protestë kundër vendimit gjyqësor në shkallën e parë për rastin ‘Lagja e Trimave’.
Protesta organizohet nga disa organizata joqeveritare të cilët apelojnë që të zbulohen porositësit e vërtet e ngjarjes së Kumanovës dhe hetim ndërkombëtarë.
Protesta do të përfundojë para Gjykatës Shkupi 1.
Kujtojmë se të enjten, Gjykata Themelore e Shkupit ka dënuar me gjithsej 746 vjet burg pjesëtarët e grupit të Kumanovës, të akuzuar për terrorizëm për luftimet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015.
Për veprën terrorizëm ishin akuzuar gjithsej 37 persona, prej të cilëve 7 me burg të përjetshëm: Andi Krasniqi, Dem Shehu, Fadil Fejzullahu, Nasuf Zeqiri, Valdet Zekaj, Bek Bajra dhe Fejzulla Rushitovski.
Dymbëdhjetë janë dënuar me nga 40 vjet burg, 6 me nga 20 vjet burg, kurse të tjerët me nga 18 e më poshtë. Katër persona janë liruar si të pafajshëm, Ibrahim Murtezani, Besnik Bajrami, Fazli Osmani dhe Besnik Ajdini.
Siç raportonte REL në ditën e gjykimit, shumica e të dënuarve janë shtetas të Kosovës, të cilët edhe llogariten si organizatorë të ngjarjeve tragjike në Lagjen e Trimave në Kumanovë.
Në luftimet dyditëshe janë vrarë 10 pjesëtarë të forcave policore dhe 8 pjesëtarë të grupit të armatosur.
Grupi kishte deklaruar se vendosja e tij në Kumanovë ishte bërë për shkak të shkeljes së të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni.
Pala mbrojtëse deklaroi se procesi ka qenë i montuar nga shërbime sekrete që kishin për qëllim shpërqendrimin e vëmendjes nga kriza politike në Maqedoni, e nxitur nga afera e përgjimeve.
Andi Krasniqi, burg i përjetshëm
Dem Shehu burg i përjetshëm
Qenan Hiseini 20 vjet
Fadil Fejzullahu, burg i përjetshëm
Irfan Lutfiu 14 vjet
Fadil Elshani 20 vjet
Esat Kafegjolli 40 vjet
Adrian Bujari 40 vjet
Shefqet Hallaqi 40 vjet
Lirim Demiri 20 vjet
Hajrush Abdija 20 vjet
Betim Kabashi 40 vjet
Genti Sefaj 40 vjet
Lendrit Rustemaj 20 vjet
Enver Hoxha-Klajn 40
Rufki Dogani 40 vjet
Nasuf Zeqiri, burg i përjetshëm
Mirsad Qerimi 20 vjet
Valdet Zekaj, burg i përjetshëm
Bajram Elshani 40 vjet
Nexhmedin Lika 40 vjet
Lirim Krasniqi 40 vjet
Sevdail Miftari 40 vjet
Fatmir Recica 40 vjet
Bek Bajra, burg i përjetshëm
Fejzulla Rushitovski, burg i perjetshëm