Shkupi vazhdon të injorojë shqiptarët në “Ditët e Nënës Terezë”

Prishtinë | 07 Sht 2016 | 13:29 | Nga

Në Shkup sot vazhdojnë manifestimet me rastin e shenjtërimit të Nënës Terezë, me ç’rast sërish bie në sy se në programin e ditës së sotme nuk figuron asnjë emër shqiptar.

Kjo edhe nuk habit shumë kur dihet se me sa entuziazëm maqedonasit po përpiqen madje edhe t’ia mohojnë origjinën shqiptare Gonxhe Bojaxhiut, gjë që dje e bëri edhe vetë kryetari i Akademisë së Shkencave të Maqedonisë.

Fakulteti Filozofik pranë Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” në Shkup sot me akademi solemne do të përfshihet në manifestimin, ndërsa fjalim përshëndetës do të kenë Goran Ajdinski, dekan i Fakultetit Filozofik, Valentina Bozhinovska, drejtore e Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze dhe Jovan Pejkovski, udhëheqës i Institucionit për punë sociale dhe politikë sociale “Nëna Tereza” pranë Fakultetit Filozofik – Shkup.

Veç kësaj Bozhinovska dhe peshkopi i Shkupit dhe ekzarku apostull Kiro Stojanov do ta vizitojnë Shtëpinë e pleqve “Nëna Terezë”, ndërsa në organizim të EPSH Enti Gerontologjik “13 Nëntori” do të mbahet ligjëratë për rëndësinë e mjekësisë paliative. Entit gerontologjik do t’i ndahet monedhë argjendi me fytyrën e Nënës Terezë.

Në katedralen “Zemra e Shenjtë e Jezu Krishtit” në Shkup sonte në orën 18 do të mbahet meshë e shenjtë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme