Kombëtaret evropiane të 17-vjeçarëve kanë mësuar rivalët e tyre të grupeve në fazën kualifikuese. Për herë të parë në një prej goglave të shorti ishte edhe Kosova.
Për koincidencë gjatë shortit Kosova u vendos në të njëjtin grup me Serbinë, por sipas rregullores së miratuar më herët nga UEFA, këto dy vende nuk mund të ndeshen me njëra tjetrën, kështu që goglat u përzgjodhën edhe një herë të dytë.
Një ironi fati që në përfaqësimin e parë të kësaj skuadre në arenën kontinentale. Kosova tashmë do të ndeshet me Hungarinë, Wellsin dhe Holandën. Ndeshjet do të zhvillohen në hungari nga 10 deri në 16 tetor të vitit të ardhshëm.
Ndërsa 17-vjeçarët shqiptarë të cilët drejtohen nga boshnjaku Xhemal Muste-Danagiç, do të ti zhvillojnë ndeshjet në atdhe nga 19 deri më 25 tetor.
Ashtu si edhe kombëtarja e të rriturve U17 do të përballet me Spanjës dhe Lihtenshteinin, por edhe me Kroacinë.