OJQ “Marakli t’Biciklave” së bashku me Policinë e Kosovës kanë bërë shpërndarjen e fletushkave informuese për shoferët e makinave, raporton Ekonomia Online.
Berat Rakovic, kryetar i “Marakli t’Biciklave”, tha se nga e hënë kanë filluar shpërndajrne e fletushka në mënyrë që t’i informojnë qytetarët se ekanë të ndaluar që të ndalen në stazën e përcaktuar për biçikleta.
Ai pret që Policia të bëjë lirimin e këtyre hapësirave nga veturat.
“Bashkë me Policinë e Kosovës me ndihmën e komunës së Prishtinës e kemi filluar për herë të parë javën e mobilitetit që shërben për informimin e qytetarëve rreth sigurisë në trafik. Java ka filluar qysh të dielën”.
“Pra dje kemi filluar me shpërnda fletushka që janë informuese për qytetarët që nuk bënë ta ndalin korsinë e biçikletave edhe qysh me vepruar në komunikacion. Dje gjatë ditës në rrugën ‘Agim Ramdani’ kemi hasur problem me vetura të parkuara mirëpo i kemi informuar që në këto hapësira nuk bënë mu parku sepse është për çiklistë. Besoj që sot me Policinë do të lirohen këto rrugë”.
Milaim Fejzullahu , komandant i Trafikut Rajonal, paralajmëroi shqiptimin e gjobave për të gjitha ata që pengojnë qarkullimin e biçikletave.
“Dje veç kemi filluar me këtë garë dhe do të vazhdojë deri të premten. Ne si Polici dje kemi shpërndarë fletushka që t’i njoftojmë qytetarët që këto stazë duhet të jenë të lira për biçiklistë”.
“Nuk kemi ndërmarrë masa dhe nuk kemi lëshuar gjoba. Po e them që nëse hasim në kundërvajtës të tillë do të veprojmë me ligj për shkak që duhet t’iu sigurojmë hapësirë të sigurt garuesve”.