Një shofer autobusi në Merdare i ka ofruar pesëdhjetë euro mito një zyrtari doganor.
Kartmonedha është konfiskuar si dëshmi, ndërsa personi është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“I dyshuari mashkull K/Shqiptar shofer i një autobusi ka ofruar pesëdhjetë euro mito personit zyrtar doganor, i njëjti është arrestuar i cili me urdhër të prokurorit kujdestar dërgohet në mbajtje. Kartëmonedha prej 50 € është konfiskuar si dëshmi material”, thuhet në raportin e policisë.